
Ngushtica e Hurmuzit është arma bërthamore e re në duart e Iranit. Shumë më e vlefshme se arma bërthamore klasike për të cilën flitej deri para fillimit të luftës!
Nëse Irani u luftua me të gjitha mjetet, nga e gjithë bota, për ta parandaluar prodhimin e armës bërthamore klasike, tani, e gjithë bota do të bëjë përpjekje për të mos ia lënë në dorë armën bërthamore të re!
Sepse kjo armë bërthamore është më e rrezikshme se e para. Të parës, po u përdorë, ia sheh sherrin një rajon i kufizuar, të dytës po i frikësohet e gjithë bota!
Edhe më keq se kaq!
Irani e ka në dorë edhe një tjetër armë bërthamore, përveç Ngushticës së Hurmuzit.
Arma bërthamore e quajtur ‘Ngushtica e Babul Mandab’!
Po aq e vlefshme sa arma bërthanore e Hurmuzit!
Nëse mbyllet ajo, e që është në duart e Iranit, së paku 42 përqind e transportit detar global do të bllokohet. Gjysma e botës do të mbesin gojëhapur!
E them me plotë gojë: U kthye Irani në kohën e gurit apo nuk u kthye(!!)
Bota do ta paguaj shtrenjt gabimin kardinal të dy njerëzve. Sepse, përveç tjerash, ata dy jo që nuk i dëgjuan liderët e Evropës. As Turqinë!
Por, mesa shihet, nuk e paskan lexuar as aksiomën se “Irani nuk është Venezuelë, Ali Khamanei nuk është Maduro e as iranianët nuk janë arabë”!!
Aksiomë kjo e thënë para gjithë të tjerëve!
E thënë në formë postulati dhe pikërisht në këtë mur!
Në ditën e dytë të luftës!
E në forma të tjera, shumë herë edhe para fillimit të luftës…!

