Ekskluzive: Kjo është oferta e Kurtit për LDK-në

Ekskluzive: Kjo është oferta e Kurtit për LDK-në

Burime të sigurta bëjnë të ditur se kryeministri Kurti tashmë ka përgatitur një ofertë konkrete, të cilën pritet t’ia paraqesë LDK-së në kuadër të diskutimeve për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë proces.

ipas këtyre burimeve, oferta përfshin dy opsione kryesore. Në variantin e parë, Kurti pritet t’i kërkojë LDK-së që të propozojë një kandidat për president, ndërsa Vetëvendosje do ta mbështeste këtë kandidaturë duke siguruar 30 nënshkrimet e nevojshme për procedimin e saj në Kuvend.

Ndërkohë, opsioni i dytë parasheh një kandidat konsensual për president, i cili do të mbështetej nga një spektër më i gjerë politik. Ky skenar konsiderohet si një përpjekje për të shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të garantuar një zgjidhje më të qëndrueshme politike.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *