FERMA VIP NUK TOLERON DENOHET ILIRI PER GJUHE DENIHRUESE

Një vendim i fortë është marrë nga Agai pas përdorimit të gjuhës ofenduese dhe denigruese brenda fermës, duke çuar në ndëshkimin e menjëhershëm të Ilirit.

Vendimi u komunikua përmes zarfit të lexuar nga Arbana Osmani, ku u bë e qartë se sjellje të tilla janë në kundërshtim me rregullat dhe kodin etik të programit.

Si pasojë, Iliri do të izolohet në ambientin e “Fakirit”, pa pasur mundësi të frekuentojë pjesët e tjera të fermës. Përveç kësaj, ai do të ketë në ngarkim edhe punët e stallës, çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.

Ky vendim vjen si një paralajmërim i fortë jo vetëm për të, por për të gjithë konkurrentët.

Agai theksoi qartë se ky është paralajmërimi i parë dhe i fundit për çdo fermer që shkel rregullat, duke nënvizuar se gjuha dhe sjellja duhet të jenë në përputhje me standardet e programit.

Dhe mesa duket… nga tani e tutje, loja nuk do të jetë më njësoj/toggonews

👉 Kliko këtu për më shumë

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *