KY ËSHTË I DYSHUARI QË GODITI VETURËN E POLICISË NË FERIZAJ

Arratisja i përfundoi me aksident Një incident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar zyrtarë policorë duke goditur me veturë automjetin zyrtar të Policisë dhe më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 30 mars 2026, rreth orës 20:00, në zonën e njohur si “Panorama”, ku njësia antidrogë, e përbërë nga katër zyrtarë policorë, kishte dalë në terren me veturë zyrtare. Burimet bëjnë të ditur se policia kishte vërejtur një veturë të dyshimtë të tipit Golf, të ndalur në një parking, dhe ishte afruar për ta kontrolluar. Në ato momente, i dyshuari, Edi Halimi, dyshohet se ka reaguar në mënyrë të rrezikshme, duke e drejtuar veturën në drejtim të automjetit zyrtar dhe duke e goditur atë. Pas përplasjes, ai nuk është ndalur, por ka tentuar të ikë me shpejtësi në drejtim të qytetit, duke shpërfillur urdhrat e policisë për ndalim. Arratisja e tij ka marrë fund pas një vetaksidenti, ku i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe, për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk ka mundur të intervistohet menjëherë. Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë marrë trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Intervistimi i tij pritet të bëhet pasi gjendja e tij shëndetësore të stabilizohet. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. Personi i përmendur më sipër konsiderohet i pafajshëm derisa gjykata të nxjerrë një vendim të formës së prerë për fajësinë e tij.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *