
Siç raportojnë mediat amerikane, inteligjenca e SHBA-së ka informacione se Kina po përgatitet t’i dorëzojë Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda disa javëve të ardhshme.Kështu ka raportuar CNN vonë të premten, duke cituar tre persona të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.
CNN ka raportuar se ka indikacione që Pekini po punon për të drejtuar dërgesat përmes vendeve të treta për të maskuar origjinën e tyre.
Sipas këtyre raportimeve, Pekini po përgatitet të transferojë sisteme raketash anti-ajrore me qitje nga krahrori të njohura si MANPAD.
SHBA-të dhe Irani do të zhvillojnë negociata të nivelit të lartë të shtunën në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke kërkuar mënyra për t’i dhënë fund luftës së tyre gjashtë-javore.
