
Partitë politike i kanë kërkuar presidentes që të emërojë të propozuarin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Gjatë ditës së enjte, Sekretari Organizativ i LVV, Alim Rama, i është drejtuar me një letër zyrtare Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e subjektit që ai përfaqëson.
Në letrën e tij, Rama i referohet vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila nuk e ka pranuar kërkesën e Presidentes për vlerësimin e konfliktit të mundshëm ndërmjet kompetencave kushtetuese, sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (rasti KO81/26).
Ndërsa një ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar një letër zyrtare presidentes Vjosa Osmani, duke kërkuar që të procedohet pa vonesë me emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Mosveprimi në këtë fazë, në rrethanat kur çështja është sqaruar përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese, do të përbëntë shkelje te rendit kushtetues dhe nje precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të institucioneve. Për më tepër, kerkojmë që të respektohet edhe praktika e deritanishme institucionale, sipas se cilës, PDK ka pasur përfaqësim me dy anëtarë në KQZ”– shkruan në letrën e tij, më 01.04.2026.
Mirëpo, pavarësisht këtyre kërkesave, Presidentja Vjosa Osmani ende nuk e ka emëruar anëtarin e ri, ndonëse i kanë mbetur edhe pak ditë mandat.
Njohësit e ligjit kanë komentuar këto veprime të Osmanit dhe kanë dhënë përgjigjen se ҫfarë mund të ndodhë kur të kaloj afati i mandatit të Osmanit.
Profesori Burjani: Nuk ka siguri juridike, përbërja e KQZ-së do të jetë kjo
Kështu, profesori i juridikut, Blerim Burjani thotë se, Presidentja nuk ka guxim ta bëjë këtë sepse nuk ndihet e qartë.
Presidentja nuk ka guxim ta bëjë këtë, sepse nuk ndjehet e qartë për të përdorur diskrecionin për emërime”, vlerëson Burjani.
Tutje, ai thotë se, nuk ka alternativa tjera, dhe se KQZ-ja do të funksionojë me këtë përbërje që ka.
“KQZ-ja mund të funksionojë vetëm me përbërjen që ka vendosur presidentja deri tani. Pra, kjo është përbërja që do të kemi, nuk ka alternativa”, thekson ai./toggonews

