
Supermodelja, Alessandra Ambrosio, duket se ka bërë një hap serioz në lidhjen e saj me stilistin e bizhuterive, Buck Palmer, teksa shfaqi një unazë martese në gishtin e saj në imazhet e reja me bikini në Instagram.
“Bali… me agimin e parë”, shkroi Ambrosio, duke treguar se Palmer ishte ai që realizoi fotografitë emocionuese.
Çifti janë në lidhje që nga fundi i vitit 2024 dhe prej atëherë kanë treguar publikisht dashurinë e tyre, shkruan DailyMail.

Një burim për The Daily Mail tha se marrëdhënia e tyre është shumë serioze dhe kjo unazë mund të jetë një aludim për fejesën e ardhshme.
Burimet shtojnë se Palmer, i njohur për dizajnin e bizhuterive, mund të ketë realizuar vetë unazën e veçantë që Ambrosio mban.