Të shtëna me armë në orët e para të mëngjesit në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur

Të shtëna me armë në orët e para të mëngjesit në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, ku disa persona janë përleshur mes vete në një lokal, duke përdorur edhe armë zjarri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 02:32, kur konflikti ka eskaluar në të shtëna me armë. Si pasojë, dy meshkuj kosovarë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *