Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një person

Një 59-vjeçar ka vdekur sot në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku ishte duke punuar.

Për vdekjen e 59-vjeçarit tashmë është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë një person nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’, nga Neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e punës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të rastit në fjalë”, ka thënë Baftiu.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *