
Ish-banorja e “BBVK”, Dolce, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një video sensuale të publikuar në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Në pamjet e shpërndara në Instagram, ajo shfaqet me bikini duke realizuar lëvizje provokuese, ndërsa krahas videos ka dhënë edhe një mesazh që lidhet me jetën e saj personale.
“Jam e lumtur sepse jam e lirë”, ka shkruar Dolce, duke lënë të kuptohet qartë se aktualisht është beqare.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “BBVK”, ajo u përfol për dy lidhje dashurie, të cilat rezultuan të jenë afatshkurtra.


