Tuesday, 24 November 2026
Maqedoni

Nxënësit e shkollës “Ismet Jashari” nga Likova pjesëmarrës në Panairin e Karrierës

Nxënësit e vitit të katërt të Shkollës së Mesme Komunale “Ismet Jashari” në Likovë morën pjesë në Panairin e Karrierës, i cili u zhvillua më 7 dhe 8 nëntor.

Gjatë këtij aktiviteti, maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me ofertat e studimeve universitare, drejtimet akademike dhe mundësitë profesionale që i presin pas përfundimit të shkollës së mesme.

Nga shkolla vlerësuan se pjesëmarrja në këtë panair ishte një përvojë e rëndësishme dhe motivuese, e cila u ndihmon të rinjve të orientohen më mirë në zgjedhjen e profesionit dhe planifikimin e së ardhmes.

Aktivitete të tilla konsiderohen një mundësi e vlefshme për t’i afruar nxënësit me botën akademike dhe tregun e punës.

TOGGONEWS