
Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 33-të.
Ky përvjetor vjen pas një viti plot sfida dhe ndryshime drastike në jetën e saj personale, veçanërisht pas divorcit të bujshëm nga aktori Bes Kallaku.
Për të shënuar këtë ditë, artistja ndau një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke e konsideruar moshën 33-vjeçare si një rilindje:
Ndryshe nga vitet e kaluara ku festonte me organizime madhështore, këtë herë Xhensila zgjodhi fillimisht një festë private me dy fëmijët e saj.
Por, surpriza e vërtetë për publikun erdhi pak më vonë, kur vëmendja u zhvendos në një tjetër destinacion dhe krah një tjetër personazhi shumë të njohur.
Pamjet virale nga Parisi dhe konfirmimi i romancës
Zërat që qarkullojnë prej kohësh për një lidhje të mundshme mes Xhensilës dhe reperit nga Kosova, Ledri Vula, duket se kanë gjetur më në fund konfirmimin e tyre vizual.
Disa pamje të publikuara së fundmi i tregojnë të dy artistët në një klub nate në Paris, duke kërcyer shumë pranë njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer puthje intime.


Këto pamje vijnë në një moment kur të dy artistët kanë lënë pas historitë e tyre të gjata të dashurisë—Xhensila pas ndarjes nga Besi dhe Ledri pas përfundimit të raportit disa vjeçar me Sara Hoxhën, nënën e vajzës së tij.
Çfarë thoshin dyshja para publikimit të videos?
Kjo video e re hedh poshtë të gjitha deklaratat e mëparshme të dyshes, të cilët deri më tani e kishin justifikuar afrimitetin e tyre thjesht me bashkëpunimin muzikor dhe një miqësi të mirë:
- Ledri Vula (në një intervistë të fundit): “Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën.”
- Xhensila Myrtezaj (gjatë promovimit të këngës së tyre):“Disa flasin, ne këndojmë,” kishte shkruar ajo, duke tentuar të shuante thashethemet e rrjetit.
Në një intervistë të fundit në “Mirëmbrëma Yje”, Xhensila foli hapur edhe për arsyet e divorcit nga Bes Kallaku, duke përmendur mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit.
“Kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike… vendimi do duhej të merrej. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë,”u shpreh ajo.
Tashmë, me videot që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket se artistja ka gjetur “dritën pas errësirës” dhe ka nisur një kapitull të ri romantik krah reperit të njohur.

