Gjatë bashkëbisedimit të tij virtual me ndjekësit, Jul Deda është përballur me një pyetje mjaft interesante dhe hipotetike: Kush do të fitonte nëse në një shtëpi “Big Brother” do të futeshin 5 fituesit e edicioneve VIP (Iliri, Luizi, Egla, Gjesti dhe Selin)?
Aktori i humorit nuk ka ngurruar të japë përgjigjen e tij, por renditja që ai ka bërë ka habitur jo pak ndjekësit.
Për Julin, kurora e vendit të parë mbetet e padiskutueshme. Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen me pozicionimin e fituesve të tjerë!
Renditja sipas Jul Dedës:
Vendi i 1-rë: Luizi
Vendi i 2-të: Selin
Vendi i 3-të: Gjesti
Vendi i 4-të: Egla
Vendi i 5-të: Iliri
Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është lënia e fituesit të edicionit të parë, Ilir Shaqirit, në vendin e fundit, si dhe pozicionimi i Eglës në të katërtin.
Nga ana tjetër, Juli vlerëson maksimalisht fituesen më të fundit të “BBVA 5”, Selinën, duke e renditur të dytën pas Luizit, si dhe Gjestin në vendin e tretë.












Leave a Reply