Rabea thyen heshtjen: “Më dhemb shpirti për ofendimet ndaj Mirit, akuza për pedofili ishte e patolerueshme”

Gjatë një interviste emocionuese në “S’e Luan Topi”, bashkëshortja gjermane e finalistit të BBVA, Rabea, ka rrëfyer vështirësitë e saj gjatë katër muajve të qëndrimit të Mirit në shtëpi.

Ndonëse zotëron një shqipe të admirueshme, Rabea u shfaq e lënduar nga sulmet e ashpra ndaj bashkëshortit të saj.

Ajo veçoi si momentin më të rëndë akuzën e rëndë “pedofil” të përdorur nga ish-banori Gimbo. “Kjo akuzë krimi nuk thuhet ashtu kollaj,” u shpreh Rabea, duke theksuar peshën e fjalëve që tejkaluan lojën. Nga ana tjetër, Miri u përpoq ta kalonte me sportivitet, duke argumentuar se kundërshtari i tij mund të mos e ketë ditur kuptimin e vërtetë të fjalës, por për Rabean, kjo mbetet një plagë e hapur e këtij rrugëtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *