Daskani i vogël “vjedh” skenën në Athinë: Reagimi i djalit të Dafina Zeqirit po bën xhiron e rrjetit!

Turneu “Supernova” i Dafina Zeqirit ka ndaluar në Athinë, por këtë herë vëmendjen nuk e morën vetëm hitet e saj.

Protagonisti i vërtetë i mbrëmjes ishte i vogli Daskan, i cili në korrik mbush një vjeç.

Teksa qëndronte në krahët e të atit, reagimi i tij i mrekullueshëm duke parë mamin në skenë ka shkrirë zemrat e të gjithë të pranishmëve.

Mes emocioneve të forta dhe një performance madhështore, Dafina dhuroi një natë të paharrueshme në kryeqytetin grek, përpara se të niset drejt Tiranës për koncertin e madh të 15 majit në sheshin “Skënderbe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *