Rezart Veleshnja nuk përmbahet: “Llum dhe rini toksike”, aktori shpërthen pas ofendimit ndaj Arbana Osmanit!

Reagime të shumta kanë pasuar incidentin e fundit në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj u përfshi në një debat me fjalor të rëndë ndaj moderatores Arbana Osmani.

Mes shumë zërave, spikat ai i aktorit Rezart Veleshnja, i cili përmes një postimi viral në Instagram ka dalë hapur në mbrojtje të Arbanës.

Veleshnja e ka cilësuar situatën si “të frikshme”, duke i quajtur sjelljet e tilla si pjesë të një “rinie toksike” që nuk duhet të ketë vend në ekranet televizive.

Ai vlerësoi lart figurën e Arbanës si një profesioniste dhe nënë shembullore, duke u shprehur se është krenar që ka punuar me të.

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka reaguar me tone të ashpra pas fjalorit ofendues të përdorur nga Ola ndaj Arbana Osmanit në “Ferma VIP”.

Sipas Rezartit, përpjekja për të integruar njerëz pa nivel pranë figurave intelektuale si Mimoza Ahmeti apo Vis Pupa, ka dështuar. Ai e quajti banoren “llum” dhe “mostër”, ndërsa për Arbanën pati vetëm fjalë vlerësuese, duke e cilësuar si një zonjë të shkëlqyer që u përpoq të “pastronte” një rini të sëmurë, por mori mbrapsht vetëm mosmirënjohje dhe ofendime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *