Miqësia e krijuar në “Big Brother VIP Kosova” mes Benita Zenës dhe Ludo Lee duket se po vazhdon fuqishëm edhe jashtë kamerave.
Së fundmi, Benita ka publikuar një moment pranë Ludos në Instagram, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte urimi i saj misterioz:
“Urime për mbylljen e marrëveshjes.”
Për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë?
Projekt muzikor, biznes apo diçka tjetër?
Detajet ende nuk janë zbuluar nga Ludo Lee, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen te ndjekësit. Ndërkohë, Benita po vazhdon punën për projektin e saj më të ri muzikor “Bugatti 2”.
Edhe pse secili po ndjek rrugën e vet profesionale, raporti i tyre duket më i fortë se kurrë pas BBVK.











