Xheneta Fetahu Paralajmëron Gjestin: “Nuk është Nevoja t’i Shkruash Shoqeve të Mia!”

Xheneta Fetahu ka lëshuar një paralajmërim të prerë ndaj Gjestit, pas një incidenti të fundit që përfshin Loredana Bratin. Kjo situatë vjen pas disa mesazheve të shkëmbyera mes Gjestit dhe Loredanës, të cilat, sipas Xhenetës, synonin të dëmtonin raportin e saj me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”.

Modelja nga Kosova pretendon se ekziston diçka mes Gjestit dhe Loredanës, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë, raporti i ngushtë që Xheneta kishte me Loredanën duket se është prishur si pasojë e këtyre zhvillimeve.

Në emisionin “E diell”, Xheneta i dërgoi një mesazh të qartë Gjestit, duke e paralajmëruar që të mos merret me shoqet e saj. “Kohën që ia kushton me iu shkru shoqeve të mia, më mirë të fokusohet te gocat e tjera se ka shumë shumë pa masë goca sepse nuk është nevoja t’i shkruajë shoqeve të mia, pikërisht atyre që unë rri me to sepse unë të gjitha i shoh dhe të gjitha ‘screenshot’ i kam,” deklaroi ajo, duke theksuar se posedon prova të komunikimeve të Gjestit.

Raporti mes Xhenetës dhe Gjestit është mbyllur që në kohën e “Big Brother Kosova”, por duket se vazhdon të jetë një temë e diskutuar, me tensione që rishfaqen herë pas here.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *