Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, po shijon disa ditë pushimi në Turqi së bashku me Labinot Haxhiun dhe Klodin.
Ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar vazhdimisht imazhe nga resorti luksoz ku po qëndron.
Në fotografitë e fundit, Elijona është shfaqur tejet atraktive, ndërsa pozat e saj kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Krahas postimit, ajo ka lënë edhe një mbishkrim që ka nxitur reagime të shumta: “Shumë e vështirë për t’u përballuar”.
Pamjet janë komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për ish-banoren e BBVK.


















