Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë ndezur rrjetin me një video ku shihen duke kënduar e kërcyer nën ritmet e këngës ikonike “DJ”. Por, nuk është thjesht një video argëtuese… 🧐
“Keni pyetur për këtë, së shpejti”, shkruan dyshja, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen. A po përgatisin një ‘remake’ të këtij hiti që ka mbetur në memorien e të gjithëve? Fansat janë të bindur që po!

Me plot stil dhe kimi mes tyre, Selin dhe Gimbo vazhdojnë të mbeten ndër çiftet më të dashura pas Big Brother. Mezi po presim të shohim se çfarë kanë rezervuar!
Shumë ndjekës aludojnë për një version të ri të këngës nga ana e tyre. Çifti duket më i lumtur se kurrë dhe me një paraqitje plot stil, duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cili është sekreti që po mbajnë!











Leave a Reply