Gruaja e Cristiano Ronaldo nuk është më brune! Georgina habit të gjithë me pamjen e re
Georgina Rodríguez ka “tronditur” rrjetet sociale me transformimin e saj të fundit në pamje gjatë paraqitjes në ceremoninë prestigjioze “Kering Women in Motion” në Festivali i Filmit në Kanë.
E fejuara e Cristiano Ronaldos u shfaq me flokë bjonde, një ndryshim drastik nga pamja e saj klasike brune që publiku është mësuar ta shohë prej vitesh.
Pamja e saj e re mori menjëherë gjithë vëmendjen e mediave dhe fansave, duke ndezur debat të madh në rrjetet sociale.
Për eventin luksoz, Georgina kishte zgjedhur një kombinim elegant me pantallona të zeza dhe një këmishë me dekolte të theksuar, ndërsa look-un e kompletoi me bizhuteri luksoze dhe një çantë dore tepër të shtrenjtë. 💎
Megjithatë, komentet online ishin të ndara:
Disa fansa e komplimentuan për guximin dhe stilin e ri.
Të tjerë dyshuan nëse flokët ishin të sajat apo bëhej fjalë për paruke.
“Nuk më pëlqen kjo paruke e saj”, shkroi një komentues, ndërsa të tjerë e mbrojtën:
“Më pëlqen që nuk ka frikë të eksperimentojë me pamjen”, ishte një nga komentet më pozitive.
Pavarësisht kritikave apo komplimenteve, një gjë është e sigurt — Georgina di gjithmonë si të marrë vëmendjen e publikut.
👇 Po ju, si ju duket Georgina bjonde?












