Miqësitë e lindura brenda “Big Brother VIP Kosova” jo gjithmonë i rezistojnë realitetit jashtë shtëpisë më të famshme në vend. Një ndryshim i tillë duket se po ndodh edhe mes Kushtrim Kelanit dhe Elijonës, dy prej ish-banorëve më të komentuar të edicionit të katërt.
Gjatë qëndrimit në format, dyshja ra në sy për afërsinë e madhe dhe momentet e këndshme që ndanin bashkë. Ata madje u kthyen në protagonistë të një momenti viral në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje këngën e njohur të Labinot Tahirit, “Zemra e re”

Nuk ndiqen më në Instagram
Megjithatë, dinamikat e jetës së përditshme duket se kanë sjellë krisjen e parë në raportin e tyre. Detaji që ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve lidhet pikërisht me platformat sociale.
Nga një verifikim i thjeshtë në Instagram, vihet re se Kushtrimi dhe Elijona nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Emrat e tyre nuk figurojnë më në listat përkatëse të ndjekësve në profilet e tyre zyrtare.
Çfarë po ndodh mes dyshes? Mbetet ende e paqartë nëse ky veprim tregon fundin e miqësisë së tyre apo bëhet fjalë për një keqkuptim të çastit. Deri më tani, as Kushtrimi dhe as Elijona nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën.











Leave a Reply