Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet e saj më të fundit në rrjetet sociale, duke i dhënë zyrtarisht start sezonit veror.
Në fotografitë e publikuara, artistja shfaqet duke shijuar atmosferën relaksuese të pushimeve, ndërsa në disa prej imazheve ajo pozon edhe me bikini, duke marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.
Argjentina është vlerësuar për elegancën, stilin dhe paraqitjen e saj natyrale, ndërsa linjat e kuruara nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Fotot e saj janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe kanë ngjallur reagime të shumta.
Edhe pse prej kohësh është tërhequr nga muzika dhe nuk është më aq aktive në skenën artistike, Argjentina vazhdon të gëzojë një mbështetje të madhe nga publiku shqiptar. Fansat e saj besnikë vazhdojnë ta ndjekin me interes çdo postim dhe paraqitje të saj.
Me paraqitjen e fundit, Argjentina duket se ka treguar se vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar.












