Morena Taraku surprizon me stilin e ri: Larg imazhit të bukuroshes “hot”

Morena Taraku, ish-missi dhe këngëtarja e njohur kosovare e cila prej kohësh është zhvendosur në Turqi, mbetet një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar. E njohur gjithmonë për paraqitjet e saj të detajuara dhe plot shkëlqim, së fundmi ajo ka vendosur të ndryshojë tërësisht drejtim.

Në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, Morena vjen me një frymë krejtësisht të re. Publiku, i cili ishte mësuar ta shihte gjithmonë në formë perfekte si një seks-simbol, tashmë po e sheh këngëtaren në një dritë tjetër.

Në përditshmërinë e saj, ajo ka përqafuar një stil më të thjeshtë dhe sportiv. Ky transformim vihet re qartë në fotot e saj të fundit, ku veshjet komode kanë zënë vendin e fustaneve glamuroze, duke treguar se Morena di të duket mjaft mirë edhe pa u sforcuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *