Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka djegur rrjetin me pozat e saj më të fundit. Përmes disa fotografive të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale, artistja ka treguar se po shijon disa ditë relaksi në bregdetin grek.
E veshur me një fustan elegant në ngjyrë të bardhë dhe me një peizazh përrallor në sfond, Era ka marrë vëmendjen e të gjithëve. “E mbështjellur si dhuratë”, ka qenë përshkrimi i shkurtër por mjaft pikant që ajo ka zgjedhur për këto imazhe, duke e shoqëruar edhe me një emoji fjongoje. Edhe pse është në kulmin e sezonit të verës me një agjendë super të ngjeshur me koncerte, Era gjithmonë gjen kohë për t’u dukur në formë perfekte.
Era Istrefi vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së rozës shqiptare. Së fundmi, artistja ka ndarë me fansat disa imazhe të reja nga pushimet e saj, ku shfaqet në një formë të shkëlqyer fizike.
E kuruar deri në detaje dhe e veshur me të bardha, këngëtarja ka zgjedhur Greqinë si destinacionin e saj për t’u çlodhur. “E mbështjellur si dhuratë”, shkroi Era krahas fotove të realizuara buzë detit. Këto ditë pushimi vijnë si një pauzë e merituar për yllin e muzikës, e cila këtë verë ka një nga agjendat më të ngarkuara me data dhe mbrëmje muzikore.











Leave a Reply