Antonela Berisha ka reaguar pasi emri i saj është lidhur me një video intime që po qarkullon në rrjet dhe që është përmendur në diskutimet rreth materialeve të lidhura me kompozitorin Adrian Hila.
Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në video, duke publikuar edhe një fotografi për të mbështetur pretendimin e saj.
“Po e them këtë vetëm një herë. Ka një video intime të një vajze që mund të më ngjajë në fytyrë, por personi në atë video nuk jam unë”, ka shkruar Berisha.

Ajo ka përmendur disa dallime fizike që, sipas saj, tregojnë se bëhet fjalë për një person tjetër. Mes tyre ka veçuar ndryshime në gjatësi dhe strukturë trupore, si dhe disa shenja dalluese në trup.
Antonela ka publikuar edhe një fotografi të barkut, duke treguar një nishan pranë kërthizës që, sipas saj, nuk shihet te personi në video.
Në një tjetër reagim, ajo ka përmendur edhe faktin se vajza në video mban një unazë martese, ndërsa ajo thotë se ky detaj nuk përputhet me të.
Berisha ka theksuar se reagimi i saj nuk lidhet me paragjykime ndaj jetës intime, por me faktin që, sipas saj, po i atribuohet gabimisht një material që nuk i përket.
“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa problem. Problemi nuk është çfarë përmban videoja, por fakti që më atribuohet diçka që nuk është e imja”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se personat dhe faqet që vazhdojnë ta identifikojnë si personin në video mund të mbahen përgjegjës për publikimet e tyre.
Në fund, Berisha ka bërë thirrje edhe për respektimin e privatësisë, duke theksuar se publikimi dhe shpërndarja e materialeve intime pa pëlqimin e personave të përfshirë është shkelje serioze.




