Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta po festojnë sot një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre, me një dasmë madhështore në Prishtinë.
Ceremonia po mbahet në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit, ku çifti ka mbledhur familjarë, miq dhe figura të njohura për të festuar kurorëzimin e dashurisë së tyre.
Në pamjet e publikuara nga ceremonia, Kushtrimi shfaqet elegant me kostum të zi, ndërsa Aurora ka zgjedhur një fustan të bardhë nusërie.

Çifti ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen dhe atmosferën festive që po mbizotëron gjatë mbrëmjes.
Më herët gjatë ditës, Kushtrimi e kishte marrë Aurorën nuse sipas traditave shqiptare, ndërsa më pas dyshja i tha “Po” njëri-tjetrit dhe përfundoi edhe procedurat e kurorëzimit.

Në mesin e të ftuarve janë parë edhe disa emra të njohur të skenës dhe televizionit, përfshirë Leonora Jakupin, Olsa Muhametin, Klodian Mihajn, Londrim Mekajn dhe Benita Zenën.
Kushtrimi dhe Aurora, të njohur edhe nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë ceremonisë.



