Friday, 9 October 2026
Botë

Tension në Parlamentin e Malit të Zi, dëgjohen thirrje “UÇK” në sallë

Një moment tensioni është regjistruar në Parlamentin e Malit të Zi, ku gjatë një seance janë dëgjuar thirrje “UÇK, UÇK, UÇK”.

Sipas përshkrimit që shoqëron videon e publikuar në rrjetet sociale, thirrjet janë bërë nga disa deputetë brenda sallës së parlamentit.

Në pamje shihet gjithashtu një deputet serb duke u larguar nga salla pas momentit të tensionuar.

Videoja ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta, ndërsa rrethanat e plota të incidentit dhe konteksti i saktë i debatit parlamentar nuk janë ende të qarta.

Deri në publikimin e informacioneve të tjera zyrtare, mbetet e paqartë se çfarë e parapriu incidentin dhe cilët deputetë morën pjesë konkretisht në brohoritje.