Bia Khalifa ka reaguar pas diskutimeve të shumta që janë krijuar rreth videove intime të lidhura me kompozitorin Adrian Hila dhe disa emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Përmes një postimi në Instagram, Bia ka ironizuar komentet dhe gjykimet që, sipas saj, i janë bërë ndër vite për moralin dhe jetën e saj private.
“Për moralin tem keni pas A LOT to say, meanwhile unë s’jom as në casting, as në credits, as në asnjërën prej videove”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, Bia ka lënë të kuptohet se problemi, sipas saj, nuk ka qenë morali, por fakti që publiku dhe rrjetet sociale kanë pasur nevojë për dikë për ta gjykuar.
Ajo e ka mbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kritikëve:
“Keep the same energy. Morali selektiv është embarrassing”, ka shkruar Bia.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur videot dhe emrat e personave të përmendur në këtë histori kanë shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale dhe në mediat rozë.




