Friday, 9 October 2026
Kosovë

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit pas sulmit ndaj deputetit Fahrush Rexhepi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji ndaj Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt, të ndaluar pas tensioneve dhe përplasjeve që ndodhën gjatë protestës së 5 tetorit.

Ekrem Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, ishte ndaluar pas përfundimit të protestës, ndërsa ndaj Fatlum Zogajt rëndon dyshimi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Rasti lidhet me incidentin ku ishte përfshirë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dy të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, derisa të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Rasti vjen pas protestës së 5 tetorit, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje në afërsi të Kuvendit të Kosovës.