Friday, 9 October 2026
Kosovë

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës me 81 vota

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë mbështetjen e 81 deputetëve në Kuvend.

Në votimin e zhvilluar pas mesnatës, Shiroka-Pula ka siguruar shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shtetit. Dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, ndërsa deputetja Eliza Hoxha ka marrë një votë. 

Zgjedhja e saj i dha fund një periudhe të gjatë tensionesh dhe negociatash politike për postin e presidentit, ndërsa procesi u zhvillua në orët e fundit të afatit kushtetues. 

Shiroka-Pula ishte propozuar për presidente nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa PDK-ja kishte pranuar kandidaturën e saj dhe kishte propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate. 

Pas zgjedhjes, presidentja e re iu drejtua deputetëve me një fjalim ku theksoi përgjegjësinë e detyrës dhe rëndësinë e përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ajo theksoi se synon të punojë për unitetin institucional, zhvillimin e vendit dhe forcimin e orientimit euroatlantik të Kosovës.

Justina Shiroka-Pula ka një karrierë të gjatë akademike dhe politike. Ajo ka shërbyer më parë si ministre e Energjisë dhe Minierave dhe si deputete e Kuvendit të Kosovës, ndërsa aktualisht ishte kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.