A pati tradhti? Brikena Selmani thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën e ndarjes nga Mateo

Pas thashethemeve të shumta që pushtuan rrjetin ditët e fundit, ka ardhur më në fund reagimi zyrtar. Brikena Selmani ka konfirmuar publikisht përfundimin e lidhjes së saj me Mateon, duke shuar njëherë e mirë të gjitha aludimet.

Përmes dy mesazheve të sinqerta në kanalin e saj të komunitetit në Instagram, ish-banorja hodhi poshtë zërat për tradhti apo konflikte, duke sqaruar se vendimi për të folur erdhi si respekt ndaj interesimit të madh të publikut.

“Nuk ka pasur mungesë respekti”

Brikena theksoi se ndarja erdhi në mënyrë paqësore dhe se mes tyre vazhdon të ketë respekt:

“Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Kjo është një gjë që dua ta say qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta. Kam ende respekt për të dhe për gjithçka kemi kaluar bashkë… Ndonjëherë në jetë rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje apo fajësime.”

Largohet nga grupet virtuale për qetësi emocionale

Në mesazhin e saj të dytë, Brikena zbuloi se ka marrë vendimin të shkëputet përkohësisht nga hapësirat publike në rrjet për të ruajtur qetësinë e saj gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

“Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe. Jo sepse nuk ju vlerësoj, por sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate. Kam nevojë për pak qetësi dhe kohë për veten time. Ju falënderoj nga zemra për gjithë dashurinë.”

Me këtë deklaratë, ajo bëri të qartë se ndarja erdhi si pasojë e rrugëve të jetës që u ndanë natyrshëm, duke iu lutur fansave për mirëkuptim dhe privatësi në këtë moment të ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *