Bashkëshortja e reperit të njohur MC Kresha, Erzina, ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra, ku foli hapur për një temë që gjithmonë ndez debat në publik: a mund të mbeten miq ish-partnerët pas ndarjes?
Gjatë diskutimit, Erzina dha një përgjigje shumë direkte dhe pa filtra, duke thënë se nëse një çift nuk ka fëmijë bashkë, atëherë nuk sheh arsye pse duhet të vazhdojnë kontaktet apo miqësia pas ndarjes.
“Një përshëndetje është normale nëse takoheni rastësisht, por nuk ka nevojë për mesazhe apo komunikime si ‘çfarë po bën’ apo ‘si je’, sepse gjithçka ka përfunduar”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Erzina theksoi se situata ndryshon krejtësisht kur në mes janë fëmijët, pasi komunikimi mbetet i domosdoshëm për shkak të përgjegjësive familjare dhe rritjes së tyre.
Deklarata e saj ka “shpërthyer” menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë ndarë në dy kampe:
🔴 Disa pajtohen plotësisht dhe thonë se lidhja me ish-in duhet të mbyllet përfundimisht.
🔴 Të tjerë mendojnë se dy persona të rritur mund të ruajnë respekt dhe miqësi edhe pas ndarjes.
Tema po komentohet masivisht online dhe shumë po e quajnë një nga debatet më interesante të momentit.
👇 Po ju çfarë mendoni?
A mund të mbeten miq ish-partnerët pas ndarjes?










