Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka thyer heshtjen në një intervistë tejet personale te “Grida Duma Podcast”, duke zbuluar detaje rrëqethëse nga jeta e tij në izolim.
Reperi pranoi se ndodhet nën shënjestrën e kundërshtarëve, duke deklaruar se lëviz vetëm me makinë të blinduar dhe është mbyllur në një “bunker” për t’i shpëtuar eliminimit fizik.
Mes rreshtave, ai foli për një “duel” të bllokuar, ku kundërshtari heziton ta falë për shkak të presionit social.
Megjithatë, Cllevio u shfaq i patrembur para vdekjes: “Muzika ime do të jetojë edhe pa mua,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se misioni i tij artistik tashmë është i pavdekshëm.











Leave a Reply