Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin skenik Gjesti, po përgatitet për rikthimin e tij muzikor me një ‘Extended Play’ (EP) që përmban pesë këngë.
Ky projekt i ri, i cili do të publikohet më 8 maj, do të përfshijë titujt “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”, dhe do të jetë një bashkëpunim me DJ Gimbon.
Në kuadër të këtij paralajmërimi, Gjesti ka shpërndarë në platformën TikTok një pjesë nga kënga “Fuqishëm”, e shoqëruar me një performancë vizuale.
Përshkrimi i videos, “Stili është fuqishëm”, thekson qasjen e tij artistike. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, edhe në këtë prezantim, shfaqet me elemente të veçanta stilistike, duke tërhequr vëmendjen me çdo detaj.
Me vetëm pak ditë të mbetura deri në publikimin zyrtar, pritet me interes se çfarë ka përgatitur artisti për fansat dhe publikun. Këto projekte pritet të jenë pjesë thelbësore e repertorit të tij gjatë mbrëmjeve dhe koncerteve verore.











Leave a Reply