Kapitull i ri në karrierë: Brikena Selmani zbulon projektin e madh që nis nesër!

Brikena Selmani është gati për një rrugëtim të ri profesional dhe emocionin e këtij fillimi nuk ka ngurruar ta ndajë me publikun. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se nga dita e nesërme do ta shohim në një ekran të ri.

Brikena do t’i bashkohet emisionit “Top Arena”, duke e konsideruar këtë si një eksperiencë mjaft të bukur.

“Jam shumë e emocionuar… Nuk jam perfekte, por do jap maksimumin tim! Jam shumë e lumtur dhe mezi pres të ndaj këtë moment me ju, si formë falenderimi për mbështetjen tuaj!” – u shpreh ajo.

Më tej, ajo theksoi se sekretet e saj drejt suksesit mbeten thjeshtësia dhe besimi te vetja, duke shtuar se ecën gjithmonë me këmbë në tokë. Ndjekësit e saj të shumtë kanë reaguar menjëherë, duke treguar gatishmërinë për ta mbështetur maksimalisht në këtë sfidë të re televizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *