Melisa, influencerja shqiptaro-boshnjake që numëron miliona ndjekës në Instagram, duket se nuk është më “single” — dhe kësaj here lidhja e saj po konfirmohet me pamje! 🔥
Prej ditësh rrjeti po zien nga lajmet për romancën e re të 23-vjeçares, ndërsa fansat kanë nisur menjëherë komentet dhe reagimet për partnerin misterioz.
Interesante është se zbulimi nuk erdhi nga vetë Melisa, por nga djali që po përflitet si i dashuri i saj.
Ai publikoi një video në TikTok ku shfaqet duke u stërvitur në palestër bashkë me Melisën, ndërsa mbishkrimi:
“Kur stërvitesh me të dashurën tënde” ❤️
dhe etiketimi i saj i drejtpërdrejtë, duket se i kanë vënë vulën lidhjes.
Fansat menjëherë “shpërthyen” me komente, ndërsa videoja po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se jeta sentimentale e Melisës ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë, sidomos pas paraqitjes së saj në videoklipin hit Harrom të Butrint Imeri, ku u përfol shumë për një lidhje të mundshme mes tyre.
Megjithatë, ato aludime u mohuan më vonë dhe u sqarua se raporti mes Melisës dhe Butrintit ishte vetëm profesional.
🔥 Mesa duket, kësaj here zemra e Melisës është vërtet e zënë!











