“Ngele në derë!” – Efi Dhedhes u kthehet ndjekësve: Po mua a më pyeti kush çfarë dua?!

Efi Dhedhes ka hapur një diskutim të rëndësishëm që po bën xhiron e rrjetit! Ajo ka folur hapur për presionin e madh që gratë ndjejnë pas moshës 30-vjeçare për t’u martuar dhe për të krijuar familje.

“Të gjej dikë vetëm se bëra 30 vjeçe?! Kemi vetëm një jetë!” – shprehet Efi, duke theksuar se lumturia dhe qetësia shpirtërore janë më të rëndësishme se plotësimi i pritshmërive të shoqërisë. Ajo thotë se preferon të rrijë vetëm sesa me një partner që nuk e bën të lumtur.

Sipas Efit, synimet e jetës janë individuale dhe jo çdo kush e ka prioritet martesën apo prindërimin. Ajo bën thirrje për të respektuar zgjedhjet e secilit, duke vënë në dukje se jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me dikë që nuk të fal lumturi. Një qëndrim që fton për reflektim mbi lirinë e zgjedhjes në shoqërinë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *