Prezantuesja e njohur shqiptare është surprizuar sërish nga fansat e saj besnikë, të cilët këtë herë i kanë dhuruar një buqetë me lule, duke i bërë ditën edhe më speciale. ✨
E emocionuar nga gjesti, Egli ndau momentin me ndjekësit në rrjetet sociale.
“S’jeni lodhur kurrë të më surprizoni kaq bukur edhe në një ditë të zakonshme”, shkroi ajo.
Fansat nuk kanë ndalur me komentet dhe reagimet pozitive për moderatoren e dashur.










