Mimoza Ahmeti vazhdon të mbetet një nga personazhet më karizmatikë dhe më të komentuar të këtij sezoni në “Ferma VIP”.
Përveç vëmendjes së madhe nga audienca, ajo ka marrë së fundmi edhe mbështetjen e ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilin e citon “Toggonews”, Benita ka publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale ku shihet krah poetes.
Krahas fotos, ajo e ka cilësuar Ahmetin si një “mbretëreshë”, duke i vendosur edhe simbolin e kurorës, si shenjë respekti për rrugëtimin e saj në spektakël.












Leave a Reply