Olsa Muhameti do të jetë për të tretin vit radhazi producente e “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Alaudin Hamiti përmes një postimi në InstaStory.
Hamiti bëri të ditur se Olsa është rikthyer në drejtimin e formatit, ndërsa zbuloi se përgatitjet për edicionin e ri kanë nisur prej javësh.
Fansat tashmë presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë banorët që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Kosovë.
📺 Sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” premton sërish surpriza dhe shumë emocione.











