Pas muajsh të tërë diskutimesh dhe teorish në rrjetet sociale, Selin Bollati ka vendosur t’u japë fund të gjitha dyshimeve.
Përmes një postimi emocionues nga udhëtimi për të takuar babanë e saj, ajo ka thumbuar të gjithë ata që përhapën lajme të rreme. “Mu deshën dy avionë për të gjetur pëllumbat e mi,” shkroi Selin, duke vërtetuar se i ati gëzon liri të plotë, përkundër pretendimeve që qarkulluan gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP.
Selin Bollati sapo vërtetoi se e vërteta vonon por nuk harron! 🕊️ Pas deklaratave të bujshme brenda BBVIP 5 se i ati i saj ndodhej në burg, ish-banorja ka publikuar provën që rrëzon çdo aludim. Me një dozë ironie drejtuar skeptikëve, ajo ndau momentin e bashkimit familjar pas një udhëtimi të gjatë. Si ju duket ky reagim i Selinit ndaj akuzave të Rogertit? 💬👇












Leave a Reply