“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marr te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”!
Kjo është deklarata e Kristit e dhënë në dhomën e rrëfimit në kohën kur ishte në shtëpi, e pa transmetuar më parë.“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar, por këtë e kam diskutuar me Selin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje.
Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, tha Kristi në post Big Brother kur u pyet në lidhje me këtë deklaratë.
Selin tha se e dinte këtë gjë, pasi Kristi ia kishte rrëfyer.














