Pushimet e Rike Roçit në Vlorë u kthyen menjëherë në kryefjalën e mediave rozë, pas aludimeve se ish-banorja e “Big Brother” po shijon një romancë me një “mashkull misterioz” dhe shumë më të madh në moshë se vetja. Shkak për këto thashetheme u bënë disa foto të publikuara nga vetë ajo ditë më parë.
E lodhur nga komentet dhe hipotezat e shumta, Rikja ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një reagimi mjaft të ashpër në InstaStory, duke sulmuar drejtpërdrejt “gojët e liga”.
“Jemi në një moshë, tani plasni nga inati!”
Në reagimin e saj, bukuroshja e showbiz-it hodhi poshtë çdo pretendim për diferencën në moshë, duke ironizuar lajmet e shpërndara:
“Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që më paskeni parë ju, gojët e liga. Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqitni si fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë zë ligësisë që mbani brenda.”
Për të qetësuar kureshtjen e të gjithëve, ajo shtoi disa detaje për partnerin, por pa ia zbuluar fytyrën:
“Dhe, sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne jemi në një moshë dhe ai është shumë, poooo shumë i MIRË. Por nuk jua tregoj se keni Sy. Tani plasni nga inati dhe kthehuni sërish te jeta juaj bosh dhe e trishtuar.”
Me këtë deklaratë, Rikja bëri të qartë se po përjeton një histori të bukur dashurie me një djalë të moshës së saj, por ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të keq dhe thashethemeve të publikut.












Leave a Reply