Sunday, 18 October 2026
Kosovë

Familja e Gani Gecit mohon arrestimin: “Shkoi vullnetarisht në Polici”

Familja e Gani Gecit ka reaguar pas raportimeve se ai është arrestuar.

Në një deklaratë të publikuar në profilin e tij në Facebook thuhet se Geci ndodhej në “Che Bar” me të birin dhe disa miq, kur u kontaktua nga Policia dhe më pas shkoi vullnetarisht për të dhënë deklaratë.

Familja i ka cilësuar si të pavërteta raportimet për arrestim dhe ka paralajmëruar se Geci do të reagojë pas përfundimit të intervistimit.

Reagimi është publikuar në emër të Rilind Gecit, ndërsa deklarata i atribuohet Valdrin Gecit.