Familja e Gani Gecit ka reaguar pas raportimeve se ai është arrestuar.
Në një deklaratë të publikuar në profilin e tij në Facebook thuhet se Geci ndodhej në “Che Bar” me të birin dhe disa miq, kur u kontaktua nga Policia dhe më pas shkoi vullnetarisht për të dhënë deklaratë.
Familja i ka cilësuar si të pavërteta raportimet për arrestim dhe ka paralajmëruar se Geci do të reagojë pas përfundimit të intervistimit.
Reagimi është publikuar në emër të Rilind Gecit, ndërsa deklarata i atribuohet Valdrin Gecit.



