
Në një ndeshje jashtëzakonisht të fortë të zhvilluar në Linz të Austrisë, Lavdrim Rexhepi ka arritur një sukses të madh duke u shpallur Kampion Europe në kickbox.
Kumanovari, i cili jeton në Wels të Austrisë, tregoi performancë të jashtëzakonshme në ring, duke mposhtur boksierin serb Cicmiloviq pas një përballjeje të fortë dhe emocionuese.
Salla ishte e mbushur plot me publik, ku një pjesë e madhe ishin shqiptarë nga e gjithë Evropa, të cilët e mbështetën fuqishëm deri në fund.
Ky është një tjetër sukses i madh për sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
👉 Kliko këtu për më shumë

