Një përplasje e fortë ka nisur brenda radhëve të demokratëve. Alesia Balliu i është përgjigjur me tone të ashpra Flamur Nokës, pas pretendimeve të tij se ajo mbështet lëvizjen e Adriatik Lapajt.
Detaji që “tronditi” rrjetin
Balliu, e cila u skualifikua nga gara për kreun e PD-së, nuk ka kursyer asgjë, duke nxjerrë në dritë një episod të pretenduar nga e kaluara e Nokës:
“Ti je llumi i asaj partie! Je i vetmi që je rrahur nga ish-burri i një deputeteje të PD-së kur ishit në Itali,” ka qenë deklarata e fortë e aktivistes.
Mesazhi për Shkëlzen Berishën
Ajo nuk është ndalur me kaq, por ka dërguar edhe një mesazh të prerë drejt Shkëlzen Berishës, duke u shprehur se nuk ndjen frikë nga askush:
“Vetëm Zotit i trembem mbi tokë, mos e harro!”













