Abdixhiku bën lëvizjen e papritur: propozon Vjosa Osmanin për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së!
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që presidentja Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe njëkohësisht bartëse e listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa vetë ai të garojë për postin e kryeministrit.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se synimi i kësaj liste është rikthimi i ekuilibrit politik dhe institucional në Kosovë.
“Kam propozuar një garë të përbashkët për Presidente të Republikës dhe për Kryeministër. LDK të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente dhe bartëse të listës sonë zgjedhore, ndërsa unë si kandidat për kryeministër”, deklaroi ai.













