Një deklaratë e Glauk Konjufcës gjatë një tubimi politik ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Teksa fliste para qytetarëve, ai përdori termin “frizerkë” në kontekst ironik për Vjosa Osmanin, duke shkaktuar reagime të shumta.
“Kur jemi te frizerkat…”, tha Konjufca, ndërsa në sallë u dëgjuan buzëqeshje dhe reagime nga të pranishmit.
Pas kësaj, presidentja Vjosa Osmani reagoi përmes rrjeteve sociale duke ndarë pamje nga një vizitë në një salon ondulimi dhe duke dhënë një mesazh të fortë për gratë punëtore.
“Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi!”, shkroi Osmani.
Ajo theksoi se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt talljeje apo përçmimi, pavarësisht profesionit që ushtron.
“Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të përditshme që punojnë, kujdesen, krijojnë dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre”, u shpreh ajo ndër të tjera.
Deklarata dhe reagimi i saj kanë hapur debat të madh në publik:
🔴 Disa po e kritikojnë gjuhën e përdorur nga Konjufca.
🔴 Të tjerë po thonë se reagimi i Osmanit ishte i zgjuar dhe me mesazh të fortë për respektin ndaj grave.
Po ju çfarë mendoni për këtë përplasje?













